Haxhinasto ne Stamboll Te ndalet dhuna ne Siri
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, mori pjesë në Takimin e dytë të Grupit të Miqve të Popullit Sirian, që u mbajt në Stamboll. Në këtë takim ishin të pranishëm 81 delegacione qeveritare nga vende të ndryshme të botës dhe nga një numër organizatash ndërkombëtare. Takimi kishte në fokusin e tij solidaritetin me aspiratat legjitime të popullit sirian për demokraci dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe angazhimin për realizmin e një tranzicioni paqësor për vendosjen e një regjimi demokratik në Siri.
Në takim mori fjalën dhe z. Haxhinasto, i cili theksoi ndër të tjera se çështja e të drejtave të njeriut nuk është një çështje e brendshme e shteteve, por përgjegjësi e të gjithë komunitetit ndërkombëtar. Ai shtroi nevojën për intensifikimin e presionit ndaj regjimit aktual të Damaskut, jo vetëm politikisht, por dhe nëpërmjet një aksioni të përqendruar të të gjithë mekanizmave ndërkombëtare.
Haxhinasto theksoi qëndrimin e Qeverisë Shqiptare në mbështetje të përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian, Lidhjes Arabe dhe organizmave të tjerë ndërkombëtare në drejtim të ndalimit të dhunës ndaj popullsisë civile nga regjimi i Damaskut dhe krijimit të kushteve për një proces demokratik. Ai përshendeti misionin e të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara z. Kofi Anan dhe planin e tij për dhënien fund të gjakderdhjeve dhe të dhunës, arritjen e pajtimit kombëtar dhe krijimin e një qeverisjeje demokratike në Siri.
Në përfundim, Ministri Haxhinasto theksoi mbështetjen e qeverisë shqiptare për opozitën demokratike siriane, të përfaqësuar nga Këshilli Kombëtar Sirian, si dhe luftën e saj për liri, dinjitet njerëzor dhe progres.
Haxhinasto takime me homologë të vendeve të tjera
Gjatë punimeve të takimit, Ministri Haxhinasto, zhvilloi një numër takimesh me homologë të tij të vendeve të tjera. Në takimet me Ministrat e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Holandës, Bullgarisë, Cekisë dhe Danimarkës, z. Haxhinasto informoi në lidhje me ecurinë e procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Ata i konfirmuan Ministrit Haxhinasto vlerësimin për zhvillimet e fundit pozitive në kuadrin e dialogut pozitë-pozitë, si dhe shprehën besimin se Shqipëria do të plotësojë kushtet për marrjen së shpejti të statusit kandidat. Gjithashtu, në takimet me homologët e tij, Ministri Haxhinasto vlerësoi gatishmërinë e tyre për mbështjen e Kosovës në të gjitha fushat dhe posacërisht në procesin e anëtarësimit të saj në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Në takimin me Ministrin e Jashtëm të Libisë u diskutua mbi ecurinë e bashkëpunimit dypalësh sic u ra dakord gjatë vizitës së fundit të Ministrit Haxhinasto në Libi, vecanërisht në fushën e asistencës mjekësore për të plagosurit e luftës.
Në takimin me Ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit u diskua ndër të tjera për ecurinë e realizimit të projektit të Gazsjellësit Trans-Adriatik që do të transportojë drejt Europës, përmes Shqipërisë, gazin e burimeve të Azerbajxhanit.