E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimi i policëve, AK: Serbia provokon shqiptarët, kërkon konflikt

TIRANE - Aleanca Kuq e Zi e konsideron si një provokim të Serbisë, arrestimin e dy policëve kosovarë në Merdarë.
Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi kërkuan hetim ndërkombëtar për ngjarjen, pasi sipas tyre veprimet e autoriteteve Serbe kanë për qëllim nxitjen e konflikteve me shqiptarët.

“Shteti shqiptar hesht për provokimin e radhës së Serbisë. Të lirohen menjëherë policët kosovarë.”- nënvizuan përfaqësuesit e AK-së. Sipas Aleancës Kuq e Zi, Bashkimi Europian duhet t’i japë fund “përkëdheljes ndaj Beogradit”.

Autoritetet e Serbisë arrestuan të premten dy pjesëtarë të policisë së Kosovës në zonën kufitare me Kosovën, pasi sipas tyre "ishin të armatosur dhe kjo përbën shkelje drastike të marrëveshjes ushtarako-teknike, të nënshkruar në Kumanovë, më 1999".

Ky akt shkaktoi reagime të ashpra në Prishtinë nga ana e qeverisë së Kosovës, Presidentes së vendit Atifete Jahjaga, etj.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›