E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, zbulohet një bazë falsifikimi dokumentash

Zbulohet në kryeqytetin grek, Athinë një bazë falsifikimi i dokumentave shqiptare dhe greke. Sipas informacioneve më të fundit, baza e falsifikimit ishte ngritur në banesën e tre shqiptarëve të cilët jetonin në Athinë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shqiptarëve policia arriti të gjejë çertifikata të paplotësuara të Bashkisë së Gjirokastrës, patenta ndërkombëtare shqiptare, dëftesa pjekurie, dokumente të ISSH-së në Tiranë si dhe pulla postare.
 

Gjithashtu policia ka arritur të sekuestrojë edhe 177 vula të ndryshme të zyrave greke dhe shqiptare si dhe disa pasaporta greke, shqiptare dhe letoneze
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›