E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, dhunohet barbarisht i riu shqiptar

Një 26-vjeçar shqiptar është keqtrajtuar fizikisht nga disa të rinj, emigrantë të parregullt në Itali.
 

Lajmi bëhet i ditur nga madiat italianë të cilat theksojnë se sulmi barbar ka ndodhur ne rrugën “Lombardia” në zonën e Bucinasco në Milano të Italisë.
 

Sipas policisë, rreth 10 të rinj, kanë sulmuar të riun shqiptar duke e masakruar atë, për motive ende të paqarta. Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur dhe as ai i agresorëve të tij.
 

Mësohet se të rinjtë kanë qënë duke pirë në lokal, kur mes tyre nisi sherri, që më pas degjeneroi në dhunë të egër ndaj shqiptarit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›