E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimi pas gjakmarrjes ne Tropoje trafikon hashash nga Lazarati

Xhevahir Doci kapet me 1 kg hashash dhe 1 pistolete. Droga po transportohej me makine ne Leskovik

Shperngulja nga Tropoja ne Gjirokaster pas nje motivi gjakmarrjeje duket se nuk ka mjaftuar per nje jete me te qete per nje 26-vjecar i cili ka tentuar te trafikoje per ne Leskovik 1 kilogram hashash te blere ne Lazarat. Per me teper i riu eshte kapur edhe me nje arme zjarri pistolete te fshehur ne makinen e tij ndersa policia po heton per identifikimin e personit qe do te priste drogen ne destinacion. Ngjarja eshte bere e ditur nga zedhenesi i policise se Gjirokastres nje dite me pare Gentian Mullai sipas te cilit Policia Kufitare ne bashkepunim me Sektorin kunder Narkotikeve ne Gjirokaster rreth ores 0230 te mengjesit te djeshem ne aksin rrugor Permet - Leskovik kane marre informacion nga specialistet e Sektorit kunder Narkotikeve se nga Permeti ne drejtim te Carshoves po levizte nje automjet tip Mercedes-Benz me targa Vlore dhe drejtuesi i automjetit mund te ishte i armatosur si dhe dyshohej se mund te transportonte lende narkotike. Mullai sqaron se Policia Kufitare e Stacionit te Policise Kufitare Tre Urat Permet dhe te Drejtorise Rajonale Per Kufirin dhe Migracionin Gjirokaster kane ngritur menjehere nje pike kontrolli ne hyrje te fshatit Carshove me te gjitha masat e sigurise ku pas disa minutash kane bere te mundur bllokimin e automjetit tip Mercedes-Benz me targa VL 01 95 D me drejtues Xhevahir Docin26 vjec lindur ne Tropoje dhe banues ne Gjirokaster i denuar me pare ne vitin 2009 me 13 muaj burg per Armembajtje pa leje. Nga kontrolli paraprak i kryer nga ana e Policise Kufitare te Stacionit te Policise Kufitare Tre Urat Permet rezultoi se ne bagazhin e automjetit u konstatua nje qese e mbeshtjelle me leter natriban ku brenda saj kishte lende te dyshuar si marijuane gjithsej 1 kilogram nderkohe ne vendngjarje ka mberritur grupi hetimor dhe specialistet e Sektorit kunder Narkotikeve te cilet kane bere nje kontroll me te imtesishem ne automjetin e lartpermendur ku si rezultat i ketij kontrolli u be e mundur qe ne tapicerine e tavanit mbi koken e shoferit te konstatohej nje arme zjarri pistolete e tipit TT me fisheke ne goje se bashku me karikatorin me 6 fisheke te tjere Ky shtetas eshte larguar nga Tropoja per arsye te gjakmarrjes. Sipas te dhenave te Mullait mesohet gjithashtu se pas nje pune profesionale dhe procedurale te bere nga ana e specialisteve te Sektorit kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Gjirokaster u arrit te zbulohej se ky shtetas lenden narkotike e kishte blere ne fshatin Lazarat dhe do ta conte ne Leskovik per tia shitur nje shtetasi nga Leskoviku per te cilin po punohet nga ana e policise per kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Permet per veprime te metejshme per vepren penale Prodhim dhe shitje te narkotikeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›