E Shtunë, 31 Tetor 2026

I kerkuari nga Interpoli kapet ne Itali per nje tjeter vrasje

Shkelqim Cakoni akuzohet per vrasjen e Vincenzo Carditos. 33-vjecari kerkohej per nje tjeter vrasje ne 2005-n ne Shqiperi

I kerkuar prej me se gjashte vjetesh per nje vrasje te kryer ne Shqiperi Shkelqim Cakoni 33 vjec eshte bere serish protagonist ne boten e krimit kur ne rrethana ende te paqarta ka ekzekutuar me pistolete nje shtetas italian. Ngjarja ka ndodhur ne 17 shkurt te ketij viti ne Itali kur shqiptari ka qelluar me pistolete Vincenzo Cardito 41 vjec duke i shkaktuar vdekjen. Gjithcka eshte bere publike ne mediat italiane ne dy ditet e fundit dhe sipas te dhenave mesohet se shqiptari i kerkuar nga Interpoli eshte arrestuar ne momentet e fundit ne portin e Ankones para se te merrte udhen per tu larguar drejt Greqise. Edhe pse i pajisur me nje identitet te rreme rumun kane qene shenjat e gishtave qe kane tradhtuar kete here autorin 33-vjecar te kerkuar prej kohesh. Cakoni eshte arrestuar nga policia italiane me akuzen e vrasjes dy dite pas ngjarjes ndersa mediat vendase kane bere publike detaje te operacionit.

Keshtu sipas ketyre te dhenave mesohet se Shkelqim Cakoni eshte arrestuar ne 21 shkurt gjate oreve te pasdites pasi akuzohet per vrasjen e Vincenzo Cardito 41 vjec rezident ne Frignano ngjarje kjo e ndodhur ne rrugen Sant Agata ne Villa di Briano Caserta. I dyshuari shqiptar u prangos gjate kohes kur ka tentuar te kaloje nga porti i Ankones ne drejtim te Greqise i pajisur me nje identitet fals rumun. Nga ana e saj policia italiane eshte shprehur ne media se per Shkelqim Cakonin ka pasur edhe me pare nje mandat arresti nderkombetar sepse dyshohet se ne vitin 2005 te kete kryer nje tjeter vrasje ne Shqiperi per te cilen ishte denuar me 18 vjet burg. Sipas policise vrasja e italianit Cardito ka ndodhur ne sheshin Mazzini ndersa dyshohet se autori e ka qelluar me nje pistolete ne bark per ti sjelle vdekjen gjate transportimit me ambulance.

Me pas autori eshte larguar me pas me nje Fiat Brava me targa ukrainase per te humbur gjurmet. Per te arritur tek autori i ngjarjes policia italiane eshte bazuar edhe ne deshmite e deshmitareve dhe te njohurve te tjere te dy protagonisteve. Nderkohe zbulimi i identitetit te vertete te tij u arrit fale marrjes se shenjave te gishtave analiza daktiloskopike ndersa ka rezultuar se shqiptari ka perdorur edhe identitete te tjera te rreme. Hetimet jane drejtuar nga zyra e prokurorit te Santa Maria Capua Vetere ne vecanti nga zyra e Ministrise se Brendshme italiane te udhehequra nga dr. Ivana Sassi. Sipas policise se vendit fqinj viktima nuk njihej si precedent kriminal apo i lidhur me ndonje organizate kriminale ndersa pista e pare e mundshme larje hesapesh mbi motive personale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›