Arrestimi per korrupsion, lirohen dy turqit e "Kurum"
Elbasan- U akuzuan per korrupsion, hetohen ne gjendje te lire me kusht, dy drejtues te firmes turke "Kurum". Gjykata e Elbasanit ka vendosur dje, qe ish-drejtori i repartit te celikut, Murat Gunerdi, dhe menaxheri i investimeve, Mustafa Turgul, te hetohen ne gjendje te lire me kusht qe te mos largohen nga Shqiperia. Pak dite me pare, policia ndaloi dy te dyshuarit, pasi ndaj tyre ishin ngritur akuzat e vjedhjes se kryer ne bashkepunim, korrupsionit pasiv dhe falsifikimit te dokumenteve. Gunerdi dhe Turgul u akuzuan ne polici nga administratori i shoqerise "Kurum", Koray Izytonoglu. Sipas drejtuesve te sipermarrjes, ish-drejtori dhe menaxheri i investimeve kane mashtruar per te perfituar ne menyre abuzive, qe nga maji i vitit 2008 dhe ne vazhdim, duke paraqitur ne shoqeri dokumentacion te rreme. Demi i shkaktuar shoqerise ne kete rast, perllogaritet ne 150 mije euro. Por gjate marrjes ne pyetje nga specialistet dhe hetuesit, autoret e dyshuar i kane mohuar akuzat. Sipas tyre te gjitha blerjet dhe veprimet ne interes te investimeve te kompanise jane kryer ne Stamboll dhe se ata thjesht kane zbatuar procedurat. Gunerdi dhe Turkul kane deklaruar se gjithcka eshte bere qellimisht nga eproret per t'i denigruar. Prokurori i ceshtjes, Bledar Mustrafaraj, u shpreh se ka nevoje per pune hetimore. Prokuroria e Elbasanit, do te kerkoje bllokimin e dokumentacionit te blerjeve te "Kurum", te kryera edhe ne Stamboll dhe vende te tjera te BE-se. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Pajtime Fetahu, ka lene ne fuqi kerkesen e prokurorit.
Fatos Salliu
Fatos Salliu