E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotot ne gazete, zbulojne te humburin

Korce- Publikimi i lajmit dhe fotografise ne gazete, zbulon vendndodhjen e 47-vjecarit te humbur pasditen e se shtunes ne Devoll. Nje qytetar nga Mamurrasi ka marre ne telefon sallen operative te postes se policise, duke i vene ne dijeni se Vilson Meka, ndodhej brenda nje makine dhe ai e kishte njohur nepermjet fotografise se botuar ne shtypin e perditshem. Burime zyrtare te policise vendore, konfirmuan lajmin dhe bene me dije se babai i dy femijeve eshte gjetur ne makinen e tij, ne nje prej lagjeve te Mamurrasit i vetem dhe nuk ka kontestuar uniformat blu, kur eshte pyetur per gjeneralitetet. Pasi eshte marre ne pyetje, 47-vjecari Meka, ka kerkuar qe te shkoje ne shtepine e motres se tij qe banon ne Tirane dhe nuk ka pranuar te jape shpjegime. "Nuk ndihesha mire per momentin dhe deshiroja te rrija vetem per disa dite. Isha i merzitur dhe per me teper, nga historia e tim biri", ka thene me pak fjale Meka, per policine. Ka qene motra e tij ne kryeqytet, e cila njoftoi pjesen tjeter te familjes, se Vilsoni gjendej ne shtepine e tyre dhe ishte mire me shendet. Alarmin per humbjen e tij, e kane dhene familjaret ne qytetin e Bilishtit. Policia tha se shkak per largimin nga banesa, eshte bere nje depresion i momentit tek babai i dy femijeve.

D. Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›