E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos me arme pas nje sherri, iken ne Itali

TIRANE - Plagos me arme pas nje sherri, dhe me pas largohet per ne Itali. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane gjate dites se djeshme se, efektivet e seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit, kane zbardhur plagosjen me arme zjarri te Shpendi Allushit, 34 vjec, ngjarje e ndodhur dy jave me pare, ne kryeqytet. Sipas policise, autor i dyshuar i kesaj plagosjeje eshte Artil Caushi, 38 vjec, nga fshati Mezez, por emigrant ne Itali. Nga provat e mbledhura nga policia, dyshohet se Caushi ne daten 10 prill 2009, pasi ka dale nga nje lokal, prane vendit te quajtur "Kafja e Rremes", pas nje konflikti per motive te dobeta, ka qelluar disa here me arme zjarri mbi Shpendi Allushin. Ky i fundit ka marre disa plage dhe eshte shoqeruar per ne spital. Pas sherrit me pasoje plagosjen, Caushi eshte larguar nga Shqiperia per ne drejtim te Italise. Policia tha se, 38-vjecari Artil Caushi eshte shpallur ne kerkim qe tre dite me pare, pasi eshte vene nen akuzen e "vrasjes se mbetur ne tentative" dhe te "mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake". A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›