Pranga shqiptareve, per prostitucion
TORINO - Kater shqiptare rane ne prangat e policise italiane te Torinos, pasi akuzohen per shfrytezim prostitucioni. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te policise se shtetit fqinj, te cituara nga media. Sipas tyre, te ndaluarit, jane Aurel Dinoshi, Rigen Kocibelli e Artan Balla, te moshave 28, 25 dhe 26 vjec, si dhe rumuni Daniel Misu. Keta te fundit shfrytezonin vajza te ndryshme per prostituta, duke u marre nga 2 mije euro. Shumat e fituara nga shfrytezimi i prostitucionit, ne Torino, Bresha e Bergamo, perdoreshin per krijimin e bizneseve te ndryshme ne Shqiperi.