Kapet 27-vjecari, duke grabitur "Benz"-in
TIRANE - Kapet ne flagrance duke vjedhur nje makine. Efektivet e Komisariatit numer 2, kane bere te mundur mbremjen e dy diteve me pare, venien ne pranga te nje 27-vjecari nga Dibra. Burimet zyrtare te Policise se Tiranes, thane gjate dites se djeshme se nga efektivet e seksionit Kunder Vjedhjeve te Tjera, u krye arrestimi ne flagrance i Astrit Kocekut, 27 vjec, lindur ne Diber dhe banues ne Tirane. Burime zyrtare nga uniformat blu thane se venia ne pranga e tij u krye sepse dy me pare ne afersi te sheshit "Nene Tereza", eshte kapur ne flagrance nga sherbimet e Komisariatit numer 2, duke tentuar te vjedhe nje automjet. Po ashtu, ketij personi i eshte dokumentuar teresisht dhe implikimi ne vjedhjet e automjeteve; "Benz 220 CDI", me targa LA 8368 A, automjeti tip "Benz 270 CDI", me targa TR 3131 R. Policia tha se dosja me materialet ne ngarkim te 27-vjecarit, i ka kaluar per hetime te tjera Prokurorise se Tiranes, nen akuzen e "vjedhjes se mbetur ne tentative".
A. Cena
A. Cena