E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimi per plagosjen e adoleshentit i ligjshem

Fushata

Gjykata e Tiranes vlereson te ligjshem arrestimin e policise per te dyshuarin kryesor per plagosjen e 16-vjecarit Ali Doci. Adoleshenti u qellua me thike prane kompleksit te pallateve te zones se Komunes se Parisit pasditen e se enjtes dhe per ngjarjen Partia Socialiste akuzoi se behej fjale per sulm me prapaskena politike gjate zhvillimit te nje mitingu elektoral. Prokurori Ervin Karanxha u shpreh se i pandehuri Arber Ristani kishte pranuar se ishte grindur me Docin dhe kjo ishte e dokumentuar edhe ne plane filmike. Ndersa avokati Bledar Skenderi kerkoi rrezimin e arrestit ne flagrance duke mohuar qe te kete prova se plagosja eshte kryer nga klienti i tij. Vete Ristani aprovoi kerkesen e avokatit dhe nuk dha shpjegime te tjera ne seance. Ne perfundim te seances per masen e sigurise u vendos arrest me burg pa afat per Ristanin. Po gjate dites se diel togat e zeza te Gjykates se Tiranes caktuan mase arresti me burg pa afat per Altin Licajn i arrestuar per nje plagosje ne Kombinat. Si dhe caktoi detyrim per paraqitje per Gazmir Shehun Leonard Pellumbin dhe Arjan Velajn te akuzuar per vjedhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›