Zona qe shtrihet nga Farmacia 10 e deri ne Kinostudio
Njesia bashkiake numer 4 perfshin nje zone relativisht te madhe dhe mjaft strategjike ne aspektin elektoral. Kjo per arsye se ka nje numer te konsiderueshem zgjedhesish me shume se 15 mije nderkohe qe ka brenda saj banore te vjeter dhe heterogjene perfshin zona te urbanizuara por dhe informale. Njesia bashkiake numer 4 perfshin lagjen e vjeter te Alliasit qe pas viteve 90 eshte populluar mjaft edhe nga te ardhur territorin e zones se Shkolles se Bashkuar si dhe lagjen e vjeter te zones se Kinostudios. Por perfshin edhe nje territor te gjere poshte rruges me ndertimet e reja. Ne zgjedhjet lokale te vitit 2000 ne Tirane kur u ndertuan me ligj njesite bashkiake njesia 4 u fitua nga perfaqesuesi i socialisteve Vaid Kalaja. Duke marre historikun e zgjedhjeve vendore kjo zone eshte kthyer ne nje bastion te se majtes duke u identifikuar me shume me emrin e zyrtarit qe ka drejtuar kete njesi bashkiake. Administrimi i njesise vendore i ka dhene socialisteve nje superioritet politik ne kete zone edhe per zgjedhjet parlamentare. Keshtu pervec zgjedhjeve te vitit 2001 kur Edi Paloka u zgjodh deputet i kesaj zone ne zgjedhjet parlamentare te 2005-s dhe 2009-s e majta ka korrur rezultat pozitiv. Megjithate ne kete zone ka nje numer te konsiderueshem elektorati gri megjithese Kalaja ne zgjedhjet lokale te vitit 2007 ka arritur nje diference te madhe prej dy mije votash. Partia Demokratike e ka nisur fushaten ne kete zone ne sulm ndaj bashkise dhe minibashkise per mungese investimesh. Por nga ana tjeter socialistet pergjigjen se kane kryer investime te konsiderueshme ne kete zone duke permendur rruge te shtruara dhe territore te sistemuara. Keshtu pervec hapesires se votes politike duket se edhe situata konkrete e zones me replikat dypaleshe do te kete edhe gjykimin e elektoratit ne voten e tij me 8 maj per te zgjedhur mes kreut aktual te njesise numer 4 qe kandidohet serish nga opozita dhe rivalit te tij qe kandidohet nga mazhoranca parlamentare.