Arrestohen 12 shtetas për mashtrim kompjuterik

Forcat e rendit zbatuan 20 vendime të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lejimin e kontrollit të ambienteve në disa subjekte tregtare dhe banesa të cilat ndodheshin në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës, Gramsh, Mallakastër, ku në këto ambiente dyshohej se nëpërmjet pajisjeve elektronike dhe Internetit është transmetuar në mënyrë të paligjshme sinjali i disa kompanive televizive dixhitale si “Digitalb”, “Tring”, “Sky”, “Nova” etj.
Gjatë kontrollit të ambienteve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet e mëposhtme aparate te ndryshme të klonuara për marrjen dhe transmetimin e sinjaleve televizive, 46 copë, sisteme kompjuterike të përshtatura si servera, për administrimin e rrjetit të transmetimit, 9 copë, njësi kompjuterike “Laptop” 6 copë, katër copë modem, 134 copë CD, 36 copë karta dixhitale, etj. Pas kryerjes së veprimeve proceduriale, u arrestuan në flagrance 12 shtetas të cilët dyshohen se janë implikuar në kryerjen e veprës penale.
Në pranga ranë shtetasit Ervin Capi, 23-vjeç, banues në Tiranë, me profesion Inxhinier Informatike, Dorian Ligori, 30-vjeç, Boiken Koçi, 23-vjeç, Student, Erlin Shehaj, 25-vjeç, me profesion inxhinier, Petrit Dilaveri, 63-vjeç, punonjës Policie, Kidas Mehmeti, 23-vjeç, student, Aleks Cuko, 59-vjeç, Enri Miho, 21-vjeç, student, Aldo Orlando Frasheri, 26 vjeç, me profesion Inxhinier, Klodian Brace, 33 vjeç, biznesmen, Vasil Fani, 46-vjeç, me profesioni Inxhinier, si dhe Altin Hoxha, 42-vjeç, biznesmen.
Shtetasit e mësipërm u arrestuan pas një hetimi 6 mujor në vijim të proçedimit Nr.945 viti 2011 për veprën penale "Mashtrim kompjuterik”. Aktualisht nga këto struktura vazhdon puna hetimore dhe kryerja e të tjera veprimeve procedurale apo për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë, në këtë aktivitet, duke riprogramuar aparatet digitale nëpërmjet sinjalit të internetit dhe duke marrë të dhëna në lidhje me programet e kompanive të ndryshme televizive Digitale. /S.Ll/Start/
2011-07-30 12:53