E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 16 kambiste ne kryeqytet

Tirane- Policia e kryeqytetit ka ndermarre nje operacion per zhdukjen e te gjithe kampisteve, nga qendra e Tiranes. Plot 16 persona jane arrestuar nga policia, duke iu sekuestruar te gjitha parate, qe perdorin per kembim valutor te palicencuar nga Banka e Shqiperise.

Hetimet ndaj 16 personave kane nisur 3 muaj me pare. Pas nje hetimi 3 mujor me aplikimin e metodave speciale te hetimit, ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane, u finalizua dje operacioni i koduar "Black market", per aktivitetin qe kryhej pa licence prane Bankes se Shqiperise, parashikuar nga nenin 90 te ligjit Nr.9692 date 19dhejtor te vitit 2006, per "Banken ne Republiken se Shqiperise". Pas zbatimit dhe ekzekutimit vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, seksioni Kunder Pastrimit te Parave prane Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane, kreu ndalimin e Rebani Korra 48- vjec, Neim Dule 55-vjec, Ylli Omeri 52 vjec, Tomorr Bejkollari 52 vjec, Jovan Gjika 58- vjec, Shkelzen Geci 38-vjec, Vlamdir Fino 48-vjec, Dashamir Torba 46-vjec, Fatmir Sinanaj 43-vjec, Kadri Haxhillari 52-vjec, Gjergji Roshi 53-vjec, Rrahim Mahilaj 46- vjec dhe Shkelzen Spahiu 48-vjec. Ndaj tyre Gjykata e Tiranes, ka vendosur masen e sigurise "arrest me burg". Po ashtu gjykata ka caktuar masen e sigurise "arrest shtepie" per Basri Cenaj 51-vjec, Xhavit Mema 63-vjec dhe Destan Mulgeci 71-vjec. Sipas burimeve nga policia, keta shtetas dyshohen se kane ushtruar per disa muaj me radhe aktivitet te paligjshem, duke konsumuar vepren penale te "ushtrimit te palicensuar te veprimtarise financiare". Pas arrestimit dhe ndalimit te tyre grupi hetimor siguroi te gjitha provat e nevojshme kunder tyre. Nderkohe qe ndaj te arrestuarve prokuroria disponon edhe tablate telefonike, te pergjimeve te kryera gjate tre muajve. Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan edhe nje sasi e konsiderueshme te hollash ne euro dhe leke shqiptare. Po ashtu burimet nga policia e kryeqytetit bene te ditur se po punohet ne eliminimin e plote te kesaj veprimtarie te kundraligjshme, vendosjen perpara pergjegjesise ligjore, te personave qe ushtrojne veprimtari valutore te palicensuar.

Te arrestuarit

Rebani Lesko Korra, 48-vjec, lindur e banues ne Tirane, me masen e sigurise "arrest ne burg"

Neim Ramazan Dule, 55-vjec, lindur e banues ne Tirane, me masen e sigurise "arrest ne burg"

Ylli Qani Omeri, 52-vjec, lindur ne Elbasan banues ne Tirane, me masen e sigurise "arrest ne burg"

Tomorr Zaim Bejkollari, 52-vjec, lindur e banues ne Tirane, me masen e sigurise "arrest ne burg"

Jovan Aleks Gjika, 58-vjec, lindur ne Kavaje banues ne Tirane, me masen e sigurise "arrest ne burg"

Shlezen Gjon Geci, 38-vjec, lindur ne Tropoje e banues ne Tirane, me masen e sigurise "arrest ne burg"

Vlamdir Jakup Fino, 48-vjec, lindur ne Delvine e banues ne Tirane, me masen e sigurise "arrest ne burg"

Dashamir Abdurrahim Torba, 46-vjec, lindur ne Diber e banues ne Tirane, me masen e sigurise "arrest ne burg"

Fatmir Ahmet Sinanaj, 43-vjec, lindur e banues ne Tirane, me masen e sigurise "arrest ne burg"

Kadri Feti Haxhillari, 52-vjec, lindur ne Gramsh dhe banues ne Tirane, me masen e sigurise "arrest ne burg"

Gjergji Murat Roshi, 53-vjec, lindur ne Tepelene dhe banues ne Tirane, me masen e sigurise "arrest ne burg"

Rrahim Lames Mahilaj, 46-vjec, lindur ne Vlore e banues ne Tirane, me masen e sigurise "arrest ne burg"

Shkelzen Emri Spahiu, 48-vjec, lindur ne Kukes dhe banues ne Tirane, me masen e sigurise "arrest ne burg"

Basri Qazim Cenaj, 51-vjec, lindur ne Kukes e banues ne Tirane, me masen e sigurise "arrest ne shtepi"

Xhavit Sefer Mema, 63-vjec, lindur e banues ne Tirane, me masen e sigurise "arrest ne shtepi"

Destan Selim Mulgeci, 71-vjec, lindur ne Tropoje e banues ne Tirane, me masen e sigurise "arrest ne shtepi"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›