E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjaret e viktimave te Gerdecit, kerkojne perjashtimin e tre gjyqtareve

Tirane- Familjaret e viktimave te Gerdecit i jane drejtuar serish Gjykates se Larte, ku kerkojne perjashtimin e tre gjyqtareve te cilet nuk pranuan padine civile te tyre. Diten e djeshme, avokatet e viktimave kane depozituar nje kerkese ne sekretarine e Gjykates se Larte, ku kerkojne perjashtimin e gjyqtareve, Besnik Imeraj, Irma Bala dhe Evgjeni Sinoimeri. Ne kete kerkese ata argumentojne se gjyqtaret, kane papajtueshmeri ne gjykimin e kesaj ceshtje. Gjate zhvillimit te seances se fundit, ky trup gjykues vendosi ndarjen e dosjes dhe mos pranimin e kerkeses se viktimave per marrjen ne shqyrtim te padise civile ne nje proces penal. Menjehere pas ketij vendimi, banoret e Gerdecit, reaguan ashper, ku nepermjet avokates se tyre Blerta Kraja, akuzuan trupin gjykues dhe pretenduan se do ankoheshin deri ne Gjykaten e Strasburgut. Nderkohe qe kolegji i bashkuar vecoi dosjen duke e ndare ate ne tri pjese. Ne Gjykaten e Larte do te gjykohet vetem ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›