Arrestohen 2 të rinj për shitje të lëndëve narkotike
TIRANË-Forcat e policisë së Tiranës arresstuan mbrëmë dy të rinj, të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike.
Burime zyrtare nga policia e qarkut bënë të ditur sot se, specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve, në kuadër të operacionit të koduar ‘Lulishtja’, realizuan arrestimin e shtetasve, Elis Perfundi, 26 vjeç, dhe Elidon Progni, 21 vjeç, në afërsi të rrugës ‘Lord Bajron”, në Tiranë.
Këta shtetas u kapën me 400 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me shumën e parave prej 90. 000 lekësh. Të arrestuarit dyshohet se, tregëtonin lëndë narkotike, kryesisht në zonën e Laprakës, Don Bosko etj.
Çështja kunder tyre, me akuzën e 'prodhimit, shitjes së lendeve narkotike, në bashkëpunim, i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.
(d.b/BalkanWeb)