E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trojka e ambasadorëve në selinë e PS, takim me Ramën

TIRANE-Trojka e ambasadorëve ndodhet në selinë rozë për një takim me kreun e opozitës, Edi Rama.
Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi, ai i OSBE, Eugen Wollfarth dhe ambasadori i SHBA në vendin tonë, Aleksandër Arvizu ndodhen në selinë e PS ku kanë nisur një takim me Edi Ramën.
Pritet që mes tyre të diskutohet situata politike më e fundit në vend.

Pak ditë më parë Rama kërkoi një debat të hapur me Sali Berishën ndërsa theksoi se nëse qeveria nuk pranon paktin e PS nuk do të ketë integrim të vendit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›