Arrestohen 2 vëllezër, plagosën 38-vjeçarin
Lushnjë – Sot në orët e para të mëngjesit policia e Lushnjës ka arrestuar dy persona të cilët na bashkëpunim me njëri tjetrin kanë plagosur për motive të dobëta komshiun e tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 17:00 në fshatin Cermë të Lushnjës kur dy autorët Fatmir Taullahu, 42 vjeç, dhe Ardian Taullahu 40 vjeç kanë plagosur me armë zjarri bashkëfshatarin e tyre, shtetasin R.Xh, 38 vjeç. Arrestimi është bërë pasi kanë kryer veprën penale të plagosjes me dashje në bashkëpunim si dhe dëmtim të pronës së tjetrit. Përveç plagosjes dy vëllezërit kanë dëmtuar edhe automjetin tip Benc të shtetasit R.Xh.