Kinë, në 2010 një qytet i tërë ekologjik
Kina është gati të ndërtojë qytetin e parë të gjelbër: do të quhet Dongtan dhe gjendet jashtë Shanghait, në ishullin Chongming, që sipas Business Week, është i madh po aq sa Manhattan. Qyteti do të ndërtohet me shtëpi ekologjike, me makina që do të shfrytëzojnë bio karburant dhe burime energjetike të rinovueshme 100%.
Në këtë qytet benzina do të jetë krejtësisht e ndaluar. Në Dongtan do të ndërtohet edhe një sistem riciklimi për plehrat. Në vitin 2010 pritet të vendosen 5 mijë banorë, ndërkohë që në vitin 2050 popullsia pritet të arrijë në 500 mijë.
Objektivi i qeverisë kineze është që të ndërtojë afër Shangait një qytet ku mund të jetohet, me ajër të pastër dhe pemë. Shangai në fakt është një qytet shumë i ndotur, por ekonomia rritet tre herë më shpejt se sa në SHBA. Në Shangai ka më shumë se 130 milionë banorë të cilët duan më shumë se dy orë e gjysmë për të shkuar në punë. Kina, siç edhe thuhet në këto ditë të Olimpiadës, është ndër vendet më të ndotur në botë.
Në vitin 2007 është zhvilluar industria e energjive të rinovueshme, por në shumicën e herëve kjo energji shkon për eksport dhe nuk përdoret brenda vendit. Dongtan kërkon të bëhet një vend qetësimi për Shangain dhe për Kinën në përgjithësi. Ka edhe projekte të tjera për këtë qytet për energji ere, dielli dhe biokraburantesh. Projekti i është besuar Arup Group, një shoqëri londineze. Alejandro Gutierrez, është dizajneri i projektit dhe ka menduar që të gjitha çatitë e shtëpitëve të jenë të gjelbra.