LDP, sesion shkencor për Sami Frashërin

Lidhja per Drejtesi e Progres ka organizuar një sesion shkencor me temë" Mendimi politik dhe konstitucional i Sami Frashërit"me rastin e ditës së lindjes së frymëzuesit të saj politik.
Kryetari i kësaj lëvizje, Elmaz Sherifi, u shpreh se Shqipëria nuk mund të kuptohet pa figurën e Sami Frashërit, i cili është frymëzues i ndjenjës kombetare.
Të pranishëm në këtë sesion kushtuar të madhit, Sami Frashëri, ishin studentë, pedagogë dhe anëtare të cilët nxorën më në pah vlerat e vecanta të figurës kombetare, Sami Frashëri.