E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen 4 persona per vjedhje me ane te falsifikimit te kartave bankare

Jane arrestuar kater persona te dyshuar per vjedhje me ane te bankomateve te flasifikuara. Policia e Shtetit ka bere te ditur se arrestimet jane bere te mundura nepermjet operacionit Skimmer 2. Te arrestuarit jane Agim Sulo Ergun Sulejmani Mylaim Potoko dhe Seladin Krasniqi. Sulo eshte nga Elbasani ndersa tre te tjeret jane qytetar te Kosoves.


Zedhenesja e Policise se Shtetit tha se kete kater persona me ane te kartave bankomatesh te falsifikuara kane arritur te vjedhin nje shume qe arrin deri ne 150 mije euro. Policia beri te ditur se kjo shume eshte terhequr nga te arrestuarit me ane te rreth 100 transaksioneve bankare.


Policia gjate kontrolli te ushtruar ka arritur te sekuestroje ne cilesine e provave materiale pajisjen skimmer per klonimin e kartave karta te falsifikuara nepermjet kesaj pajisje dhe nje laptop per programimin e te dhenave.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›