Skema e demonstrates sot ne kater qytete kryesore te vendit

TIRAN - Zhvillohen sot demonstratat e Opozites se Bashkuar ne kater prej qyteteve kryesore te vendit. Prej disa ditesh ne te gjithe vendin jane shperndare drejtuesit dhe deputetet e PS-se te cilet jane marre me pergatitjen dhe organizimin e demonstratave ne qytete. Ndryshe nga sa kemi pare deri me tani demonstrata nuk do te fokusohet ne kryeqytet por edhe ne tre qytete te tjera. Burime nga selia roze bejne te ditur per gazeten Shekulli se skema e shperndarjes se demonstruesve do te jete e njejte me dy demonstratat e fundit te zhvilluar ne Tirane.
Ne te kater qytetet do te jene te pranishem dhe banore te zonave perreth qe do te mblidhen ne hyrje te qyteteve ku do te organizohen marshimet per tiu drejtuar me pas qendres se cdo zone.
Fillimisht ishte menduar se kryetari i Partise Socialiste Edi Rama do te ishte i pranishem ne nje prej qyteteve jashte Tiranes. Por pas nje mbledhje te zhvilluar midis tij dhe lidershipit socialist u vendos qe prania e tij ti dedikohej demonstrates ne kryeqytet. Burime nga selia roze bejne te ditur se ka qene e nevojshme qe Rama te jete ne Tirane edhe per shkak te pranise se nderkombetareve qe do te monitorojne mbarevajtjen e protestave ne kryeqytet.
Krahas drejtuesve te larte te Opozites se Bashkuar ne krye te protestave do te jene dhe zyrtare te larte te Partise Socialiste si dhe deputetet e cdo zone. Deputetet kane punuar prej disa ditesh ne zonat e tyre qe te marrin perkrahjen e banoreve per aksionin politik te opozites. Secili qytet i Shqiperise do te mbledhe qytetare edhe nga zonat perreth. I gjithe veriu do te mblidhet ne qytetin e Lezhes. Ne Tirane do te perqendrohen demonstrues se Shqiperise se Mesme. Ndersa ne qytetin e Korces do te jene pjese edhe banore te ardhur nga zona e Juglindjes. Po keshtu ne qytetin e Vlores do te jene pjesemarres qytetare nga Jugu i Shqiperise.
Demonstratat do te zhvillohen ne te njejtin orar dhe me te njejtin skenar. Pra rreth ores 1230 demonstruesit do te mblidhen ne hyrje te qyteteve ku do te mbahen demonstratat e me pas do te vijojne deri ne oren 1400 ecjen e lire drejt qendres se qytetit ku do te zhvillohet protesta. Gjate marshimit qytetaret do te jene te lire te mbajne pankartat e deshiruara pasi nuk do te kete nje slogan te percaktuar. Mesohet se deputete apo drejtues vendore do te jene pajisur me megafona e do te drejtojne grupet e mbeshtetesve ne thirrjet per largimin e qeverise.
Sipas planit te pershkallezimit te qendrimit Partia Socialiste do te synoje permes kesaj skeme qe te shtrije vemendjen ne te gjithe Shqiperine. Njekohesisht do te kerkohet qe te arrihet dhe pjesemarrja e atyre personave te cilet nuk kane mundur te vinin ne demonstratat e 21 janarit per shkak te largesise dhe pamundesise se levizjes. Per kete arsye edhe ne javet e ardhshme do te perseritet e njejta skeme por me qytete te tjera.
Hetimet per 21 janarin ne Prokurorine e Pergjithshme
Deputetet e PS-se te henen ne Prokurori
TIRAN - Deputete te Partise Socialiste do ti drejtohen te henen Prokurorise se Pergjithshme per te dhene deshmite e tyre mbi demonstraten e 21 janarit ku mbeten te vrare tre persona dhe u plagosen dhjetera te tjere.
Burime nga selia roze bejne te ditur se pas shtyrjes qe iu be seances se pyetjes nga deputetet Prokuroria e Pergjithshme ka vendosur diten e hene per ti pritur te zgjedhurit socialiste.
Ne takime te njepasnjeshme deputetet e qarkut te Shkodres Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi kryetari i PS-se se Tiranes dhe njeheresh deputet Besnik Baraj si edhe kryetari i qarkut te Tiranes Pjerin Ndreu do te japin deshmite e tyre mbi ate qe ndodhi me 21 janar. Nga ana tjeter mesohet se edhe deputete te tjere socialiste do te jene pjese e marrjes se pyetjes pasi i gjithe grupi parlamentar Socialist ishte i angazhuar per zhvillimin e demonstrates dhe per sjelljen e demonstruesve nga zonat e tyre.
Si persona te cilet jane ne dijeni per zhvillimin e demonstrates qe solli dhe viktima deputetet do te sqarojne te gjithe ato cfare kane pare meqenese ishin edhe te pranishem diten e 21 janarit.
Krahas kesaj mesohet se deputetet do te deshmojne edhe per dhunen e ushtruar nga Policia e Shtetit Garda e Republikes dhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte. Gjithashtu deputetet do te japin qendrimet e tyre per sa i perket pershkallezimit te situates dhe menyren se si rrodhen ngjarjet.