“Lëvizja e automjeteve në Rrugën e Kombit do të shoqërohen nga një autokolonë policie”
Akset nacionale
Disa prej akseve nacionale paraqesin rrezikshmëri si pasojë e bllokimit nga bora e dendur, por edhe nga ngricat e pranishme. Një ndër to është edhe autostrada Durrës – Kukës, segmenti që fillon nga Repsi e deri në Morinë.
Për Rrugën e Kombit, kryeministri Berisha kërkoi vënien në dispozicion një autokolonë policie, për shoqërimin e automjeteve. Berisha kërkoi pezullimin e lëvizjeve për automjetet e tonazhit të rëndë në këtë segment të rëndësishëm rrugor. “Autostrada është e kalueshme, por ka zona të rrezikshme nga rënia e orteqeve. E rëndësishme është që të garantohet lëvizja në këtë segment, pasi është rruga e vetme për Kukësin, Tropojën dhe Hasin”.
Gjithashtu, Berisha kërkoi marrjen e masave për kontrollin e automjeteve që në disa akse të mos lëvizet pa zinxhirë si Dibër-Burrel-Tiranë, Pogradec-Korçë-Kapshticë, Kukës-Tiranë, etj,.
Komiteti Ndërministror për gjendjen e “fatkeqësisë natyrore”
Kryeministri
Ministri i Brendshëm
Ministri i Mbrojtjes
Ministri i Financave
Ministri i Punëve publike
Ministri i Arsimit dhe Shkencës
Ministri i Bujqësisë
Ministri i Mjedisit
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura
Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile