E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhgimi/Rama mbetet në skutat e primitivizmit, fërkon duart nga fatkeqësia natyrore

13-02-2012 / Gazeta 55

Që pinjolli i nomenklaturës, Edvin Rama s’ka ndjenja njerëzore s’është diçka e re. Po ashtu, që ky i pashpresë fërkon duart dhe hedh “vallen e vdekjes” në çdo moment fatkeqësie natyrore, po ashtu s’është më një konstatim i ri.
Dje, kur Qeveria shpallte gjendjen e “emergjencës natyrore” për verilindjen dhe juglindjen e vendit, zona të cilat prej 12 ditësh janë nën pushtetin e borës dhe ngricës, lideri i opozitës “ushqente” Twitterin me statuse prej banditi dhe nekrofili, vetëm e vetëm që emergjenca natyrore të prodhojë viktima, si establishmenti i vetëm politik i këtij merhumi të politikës.
Atëherë kur ata banorë të bllokuar në lartësitë 1000-1200 m mbi nivelin e detit, të cilët vuajnë mungesën e energjisë elektrike, apo edhe rrezikun e pakësimit të rezerva ushqimore, pasi dimri i acartë është ulur këmbëkryq, kryesocialisti s’tha asnjë fjalë për mobilizim mbarëkombëtarë, s’kujtoi për asnjë moment të vetëm heroizmin dhe sakrificën e qindra e mijëra efektivave të policisë, ushtarëve të Forcave të Armatosura, ekipit të mjekëve të vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët në kuadër të operacioneve të Emergjencave Civile, shmangën me çdo kusht humbjet e jetëve njerëzore. U është dhënë ndihma e parë mjekësore dhjetëra të moshuarve në skajet më të largëta të Kukësit, Tropojës dhe Dibrës. Janë transportuar me urgjencës drejt qendrave spitalore fëmijë, të rinj dhe të reja me probleme shëndetësore si pasojë e motit të pamëshirshëm. Kanë qenë të paktën 3 raste të grave shtatzëna, të cilat gëzojnë shëndet të plotë bashkë me foshnjat e tyre. Të gjitha falë guximit dhe heroizmit të ekipit të mjekëve, policisë, ushtrisë dhe mbi të gjitha i pilotëve të helikopterëve, të cilët në kushtet e një stuhie siberiane transportuan drejt spitalit të shtatzënën nga Dibra.
Ku jeton lideri i opozitës? Ku jeton Edvin Rama? Me siguri, në një botë paralele ku hallet dhe shqetësimet nuk ekzistojnë, dominon luksi, s’bën ftohtë pasi mjete bashkëkohore për zbehjen e tij. Jeton në një ambient të ngrohur me kondicioner. Grilat janë të ulura gjatë gjithë ditës për të shmangur ndërhyrjen e dritës, e cila mund t’i prishë rehatinë si pasojë e imazheve të reshjeve të dendura të shiut.
Pra, kryesocialisti nuk ndikohet nga “bota e jashtme”, se çfarë ndodh në Kukës, Dibër, Shkodër, Elbasan apo Korçë, për të është një realitet marsian.
Në të tilla situata, vlen shprehja popullore, “le ta lëmë në botën e tij të humbur”. Pikërisht, një botë e humbur që s’njeh realitetin e vendit ku jeton, pavarësisht se dhe këtë dobësi përpiqet ta mbulojë me sjelljen e re, atë të video-kastës. Por dhe këtu i ka bërë llogaritë gabim.
Sepse, video-mesazhi dukej si paralajmërimi i një terroristi!

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›