Dita për Istogun

Gjithçka është gati për zgjedhjet në Istog. Që nga ora 7 e mëngjesit e deri në 19 në mbrëmje, qytetarët e Istogut sot do të drejtohen edhe një herë tek kutitë e votimit për të zgjedhur kryetarin e tyre të ri që do t’i udhëheqë për katër vjetët e ardhshme.
Komisioni Qendror Zgjedhor, Koalicioni i OJQ’ve “Demokracia në Veprim”, Policia e Kosovës dhe institucionet tjera gjegjëse i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një proces të rregullt zgjedhor.
Drejtues të KQZ’së, kamë konfirmuar për Kosovapress se edhe materiali sensitiv tani më është destinuar nëpër vendet e caktuara.
Zëdhënësi i KQZ’së, Fehmi Ajvazi, ka thënë se janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me zgjedhjet në Istog, të cilat mbahen pas vdekjes së kryetarit Fadil Ferati.
“Materiali sensitiv tashmë është shpërndarë dhe është i destinuar nëpër vendet e caktuara. KQZ’ja sipas planit operacional praktikisht i ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme që lidhen me zgjedhjet e jashtëzakonshme në Istog”, ka bërë të ditur Ajvazi.
Në zgjedhjet e sotme në Istog do të jenë të hapura 15 qendra të votimit dhe 55 vendvotime. Ndërsa qytetarë me të drejtë vote janë 39 mijë e 307 votues.
Edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë konfirmuar që tanimë Policia i ka bërë të gjitha përgatitjet operacionale për zgjedhjet në këtë komunë.
Për këtë proces zgjedhor Policia ka angazhuar rreth 60 zyrtarë policor, të cilët do të ofrojnë siguri në të gjitha qendrat e votimit.
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës gjithashtu do të jenë të angazhuar gjatë gjithë këtij procesi zgjedhor që nga fillimi i ofrimit të fletëvotimeve dhe gjatë gjithë transportit, duke ofruar kështu siguri deri në përfundim të këtij procesi.
Fushata zgjedhore në komunën e Burimit ka përfunduar më 9 prill.
Sipas tërheqjes së shortit, LDD me numrin 21 kandidat ka Rifat Osmanajn, AAK ka numrin 22 dhe kandidati i saj është Muhamet Shatri. PDK’ja ka numrin 23 dhe kandidat për kryetar ka Shasivar Haxhiajn. AKR me numër 24 garon me Ismet Mulajn, ndërkaq, LDK me numrin 25 ka kandidat Haki Rugovën.
Të gjitha këto parti politike kanë konfirmuar që tanimë kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet e së dielës, rezultatet preliminare të të cilave pritet të publikohen nga KQZ’ja, në mesnatë.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Istog mbahen pasi që Fadil Ferati i zgjedhur në nëntor të vitit të kaluar për kryetar të kësaj komune, ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë.