E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen “policët”

Të tre këta persona ndalonin drejtues automjetesh dhe i grabisnin, duke u hequr si policë. Duke përdorur përherë të njëjtën metodë - paraqitnin kartën e identitetit sikur të ishte dokument policie dhe përdornin thirrjet e Policisë Shqiptare.- të ndaluarit u grabisnin viktimave parà, celularë apo dokumente.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë vjedhur me dhunë në korrik 2011 një shtetas kosovar. Mandej, përgjatë nëntorit ata kanë kryer edhe tri vjedhje të tilla të ngjashme në Tiranë, konkretisht në rrugën “Bedri Karapici”, “Konferenca e Pezës” dhe “Irfan Tomini”.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-11-19 19:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›