E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burri vret gruan me çifte, vetëdorëzohet

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një 50-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu bashkëshorten e tij, e cila ka gjetur vdekjen.

Nga të njëjtat burime mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bërxullë, ku shtetasi Arif Serjani ka qëlluar me çifte në ambientet e shtëpisë bashkëshorten e tij, Arjana.

Burimet shtojnë se pas vrasjes së 45-vjeçares, autori i krimit është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-11-19 20:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›