Arrestohen Vrane ne 2011-n
Dy vellezer jane vendosur ne pranga nga policia e Korces ndersa kishin afro nje vit qe i shpetonin policise greke dhe shqiptare si persona ne kerkim per nje vrasje ne token greke. Por dje policia e Korces i dha fund zbardhjes se ngjarjes te ndodhur ne vitin 2010 ne Kozane te Greqise duke arrestuar ne nje banese ne nje fshat te Korces vellezerit Teo dhe Aurel Ramo te cilet jane autoret e krimit me vrasje ndaj 30-vjecarit Erzen Methasa. Sipas policise se Korces e cila u deklarua publikisht per kete ngjarje se eshte bere arrestimi i shtetasve Teo Taip Ramo 23 vjec lindur ne Panarit dhe banues ne Mborje Korce Aurel Ramo 22 vjec lindur ne Panarit dhe banues ne Mborje Korce. Ndaj ketyre dy vellezerve Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korce ka caktuar masen e sigurimit Arrest ne burg si te dyshuar per vepren penale Vrasje me paramendim e kryer ne bashkepunim e konkretisht per vrasjen e shtetasit Erzen Methasa 30 vjec lindur e banues ne Peqin. Nga hetimet ka rezultuar se ne daten 15 maj 2010 ne fshatin Eani Kozane te Greqise gjate nje grindje per motive te dobeta midis dy grupe te rinjsh shqiptare ku kane qene te perfshire edhe dy autoret e mesiperm ka mbetur i vrare me mjete te mprehta shtetasi shqiptar Erzen Methasa.