do te behet me 1800 studentet shtese te Part-Time-itkur do te hapen regjistrimet

Fakultetet ankohen se ministria nuk i ka derguar ende kuotat Fillimi i universitetit per studentet e rinj problem serioz
Vetem disa dite me pare Ministria e Arsimit dhe Shkences miratoi 1800 kuotat shtese per studimet e Part-Time-it dhe ky vendim u miratua dhe nga Keshilli i Ministrave. Menjehere pas miratimit kuotat per secilen dege duhet te dergoheshin ne fakultetet perkatese ne menyre qe te hapeshin dhe njehere regjistrimet per secilin kandidat. Sic duket procedurat jo vetem qe jane vonuar por kane kaluar dhe afatet qe lejohen nga Ministria e Arsimit. Vete ministri Myqerem Tafaj pak muaj me pare kishte deklaruar se do te merreshin masat qe cdo student nuk do te lejohej qe te futej me shume se 1 muaj me vonese ne universitet por jemi ne muajin e dyte te studimeve Part-Time. Nga ana e ministrise na sigurojne se te gjithe studentet e rinj te studimeve me kohe te pjesshme do te fillojne universitetin ne kohen e duhur dhe se kuotat se shpejti do tiu dergohen te gjitha fakulteteve te Tiranes dhe universiteteve te rretheve.
Regjistrimet
Fakultetit Ekonomik i Tiranes dhe ai Filologjik na sigurojne se presin vetem numrin e kuotave qe te bejne menjehere regjistrimet shtese por nuk u eshte thene nga ministria se kur do te vijne keto kuota. Per secilen nga fakultetet kryesore eshte menduar qe te jepet nje numer i larte kuotash pasi numri me i madh i kerkesave te kandidateve eshte ne Tirane. Problemi kryesor mbetet tek pershtatja e te gjithe studenteve qe do te fitojne ne fazen tjeter pasi dihet se deri ne kete moment thuajse jane dy muaj te humbur dhe kur provimet e radhes jane ne muajin shkurt. Sipas disa burimeve prane Ministrise se Arsimit regjistrimet shtese per studimet me kohe te pjesshme nuk do te hapen para muajit janar pasi nuk ka akoma nje numer te sakte te kuotave qe do te shperndahen. Deri tani eshte menduar vetem qe Universiteti i Tiranes do te marre 70 te kuotave shtese ndersa pjesa tjeter do te shperndahet ne rrethe.
Kuotat shtese
Kuota e cdo programi studimi do te ndahet ne raportin 41 perkatesisht 80 e kuotes jepet per pranimet e reja per programe studimi te ciklit te pare me kohe te pjesshme dhe 20 per pranimet e reja per programe te dyta studimi percakton vendimi i qeverise. Kjo do te thote se per cdo fakultet pjesa me e madhe e kuotave do tu takoje atyre kandidateve qe nisin per here te pare studimet e larta. Aplikantet qe deshirojne te ndjekin studimet me kohe te pjesshme ne nje program te dyte studimi brenda kuotes se percaktuar e fitojne kete te drejte sipas kritereve te percaktuara nga vete institucionet publike te arsimit te larte. Mesatarja e shkolles se mesme do te jete nje nder kriteret kryesore qe komisionet e perzgjedhjes do te marrin parasysh ne percaktimin e kandidateve fitues.