E Diel, 1 Nëntor 2026

Falsifikimi Zbulohet grupi qe u siguronte pasaporta biometrike kosovareve

Dje u be e mundur zbulimi i nje rrejti falsifikatoresh te cilet arrinin tu siguronin shtetasve kosovare pasaporta biometrike me qellim levizjen e lire nga Shqiperia beri te perfundojne ne pranga tre persona dhe dy te tjere jane nen hetim ne gjendje te lire pasi akuzohen per presion ndaj zyrtareve shteterore me qellim falsifikim te pasaportave. Arrestimet jane bere nga policia e Durresit e cila ka investuar ne finalizimin e ketij operacioni tre muaj hetime. Personat e arrestuar ne kuader te operacionit Kalimi jane Tefik Shehu 22 vjec banues ne Durres Ismet Rrahmani 31 vjec banues ne Peje te Kosoves dhe Genc Kodra 26 vjec banues ne Durres. Procedimi penal ne gjendje te lire ka filluar ndaj dy te rinjve me inicialet D. Sh. 19 vjec dhe O. D. 19 vjec. Sipas policise keta persona ne bashkepunim me njeri-tjetrin dyshohet te kene ushtruar ndikim te paligjshem prane punonjesve te strukturave te aplikimit e pajisjes me pasaporte. Burime nga grupi hetimor i policise se Durresit tregojne se qellimi i te arrestuarve ka qene pajisja me pasaporta biometrike e shtetasve kosovare kundrejt nje vlere prej 3 mije euro. Dyshohet se ky grup ka lidhjet e tij edhe ne rrethet e tjera te vendit por momentalisht policia e Durresit po merret vetem me zbardhjen e plote te aktivitetit te tyre ne qytetin e bregdetar. Per me teper Policia ka sekuestruar dhe 1.200 euro nje automjet tip BMW me targa CN 740 FZ dhe 4 aparate telefonike celulare ndersa per dy 19-vjecaret e arrestuar vec presionit ndaj zyrtareve akuzohen edhe per te falsifikimit te monedhave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›