Gjakmarrja Plumb ne koke 60-vjecarit
Policia e Pukes shoqeron disa persona
Autori ka shkrepur ne koken e viktimes nje plumb te vetem dhe eshte larguar pa u diktuar nga askush. Madje edhe viktima nuk do te gjendej aq shpejt nese prane vendit te ngjarjes disa kalimtare te ishin bere kureshtare per trupin e shtrire pertoke. Ngjarja e cila dyshohet se ka shkak gjakmarrjen ka ndodhur ne Gjegjan te Pukes afer nje pike Karburanti dhe viktima e ekzekutimit eshte Gjon Pashuku 60 vjec banues ne Gjegjan. Me te marre kete informacion nga Drejtoria e Policise se Qarkut Shkoder eshte organizuar puna dhe ne vendin e ngjarjes eshte derguar nje grup i posacem hetimor te cilet ne bashkepunim me sherbimet e Komisariatit te Policise Puke po punojne per zbulimin dhe zbardhjen e plote te rrethanave e motivit te ketij krimi si dhe identifikimin e kapjen e autorit apo autoreve te ngjarjes. Burime te policise treguan se ne ambientet e Komisariatit te Policise Puke jane shoqeruar dhe jane marre ne pyetje disa persona dhe po punohet intensivisht per dokumentimin e plote ligjor te ngjarjes. Ekspertet e antikrimit te cilet jane marre me veprimet e para hetimore nuk pranojne te japin detaje per vrasjen por ata tregojne se nje nga pistat e hetimit eshte ajo e gjakmarrjes. Pasi eshte bere dhe shoqerimi i disa personave hetuesit po hetojne edhe nje vrasje te ndodhur kohe me pare. Nderkaq policia e Pukes ka marre masa te mbaje ne kontroll te afermit e viktimes te cilet mund te kene dyshimet e tyre per autoret e vrasjes. Frika e ndonje krimit tjeter per hakmarrje ka bere qe forca policie te vezhgojne levizjet e familjareve te Gjon Pashukut i cili u ekzekutua me plumb ne koke.