E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia normalizon Sheshin Skenderbej tregon harten e rrugeve

Bashkia e Tiranës mban premtimin për kthimin në normalitet të sheshit “Skënderbej”, në qendër të kryeqytetit.

Sipas një njoftimi, pritet që ditën e nesërme ai të hapet për qarkullimin e makinave, duke nisur kështu procesin e lehtësimit të trafikut të rënduar në kryeqytet.

Lidhur me këtë, Bashkia e Tiranës paraqet edhe skemën përkatëse se si do kryhet qarkullimi i mjeteve në dhe përreth sheshit ”Skënderbej”; risistemimi i stacioneve të Linjave Urbane, në të njëjtën kohë si do të kryhen edhe punimet në vazhdim ...

1. Qarkullimi i mjeteve në dhe përreth sheshit ”Skënderbej”

Rregullimi i qarkullimit të mjeteve në dhe përreth sheshit ”Skënderbej”, do të kryhet si më poshtë:

Kryqëzimi te “Blv Zog I” me rrugën “Ded Gjo Luli”, hyrja ne shesh me 1 korsi dhe dalje nga sheshi me 2 korsi dhe do të menaxhohet me semaforë.

Kryqëzimi te rruga e “Durrësit” me rrugën “Ded Gjo Luli”, hyrja në shesh me 1 korsi dhe dalje nga sheshi me 2 korsi vetëm drejt dhe do të menaxhohet me semaforë.•

Kryqëzimi te rruga e “Kavajës” me rrugën “Ded Gjo Luli”, hyrja ne shesh me 1 korsi dhe dalje nga sheshi me 2 korsi vetëm drejt dhe do të menaxhohet me semaforë.

Kryqëzimi te rruga e “Luigj Gurakuqi” me rrugën “George. Bush”, hyrja ne shesh me 1 korsi dhe dalje nga sheshi me 2 korsi vetëm drejt dhe do të menaxhohet me semaforë.•

Kryqëzimi te rruga e “Dibrës” me rrugën “Bardhok Biba”, hyrja në shesh do të bëhet nga rruga Urani Pani me 2 korsi deri në Blv Zog I dhe do të menaxhohet me semaforë.

Në të gjitha rrugët, brenda Unazës së Vogël, do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e tyre.

Ndalohet qarkullimi i mjeteve përveç veturave dhe autobusëve urban qytetës, në brendësi të unazës së vogël të qytetit, me kufizim 24 orë, me përjashtim të mjeteve të shërbimit të urgjencave, zjarrfikësit. Subjektet dhe institucionet do të kryejnë veprimtarinë e tyre me autorizimet përkatëse sipas sinjalistikës së vendosur.

2. Risistemimi i stacioneve të Linjave Urbane Qytetëse

Linjat urbane Kinostudio-Kombinat dhe ish-Uzina Dinamo e re - Sharrë, do të qëndrojnë te stacioni (xhepi i ndalimit) përballë Teatrit të Kukullave.

Linjat urbane Tirana e Re do të qëndrojnë te stacionet (xhepat e ndalimit) në krah të 15-Katëshit dhe Muzeut Kombëtar.

Linjat urbane Lapraka dhe Instituti Bujqësor do të qëndrojnë te stacioni (xhepi i ndalimit) përpara Muzeut Kombëtar.

Linjat urbane Tufina, Porcelani dhe Sauku do të qëndrojnë në të njëjtin stacion si më parë te Kulla e Sahatit.

3. Punimet në vazhdim

Plotësimi i ndriçimit në “Sheshin Skënderbej” dhe spoteve në trotuare.

Përfundimi i veshjes së shkallëve te Muzeu Kombëtar dhe Pallati Kulturës.

Përfundimi i punimeve të vogla rifiniture.

Përfundimi i hapësirës para Bankës së Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›