Arrestohen dy adoleshentë për 26 vjedhje

Operacioni i koduar “Krik”, përfundoi me arrestimin e dy adoleshentëve që akuzohen për rreth 26 vjedhje në Tiranë dhe në Lezhë.
Në pranga përfunduan shtetasit Juljan A , 16-vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe Enkli L , 17-vjeç, lindur dhe banues në Lezhë. Nga hetimi dhe dokumentimi i deritanishëm i kryer nga strukturat e hetimit të Komisariateve të Policisë Nr.2 Tiranë dhe Lezhë, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer në kohë 26 vjedhje me thyerje të realizuara në Tiranë dhe Lezhë.
Të gjitha grabitjet kanë ndodhur gjatë këtij viti dhe shënjestra e tyre ishin dyqanet dhe lokalet e ndryshme. Në cilësinë e provës materiale gjatë kapjes në flagrancë këtyre autorëve iu gjeten dhe u sekuestruan një kaçavide (e përgatitur për thyerjen e dritareve) si dhe një krik makinë (që shërben për hapjen e hekurave).
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar edhe një 18 vjeçar lindur dhe banues në Kukës i akuzuar për vjedhje me dhunë dhe armëmbajtje. Në pranga ra shtetasi Murat Rexha, 18-vjeç.
Ndalimi i tij u bë për arsye se Prokuroria e Rrethit Tiranë, më datë 21.09.2011, ka nxjerre urdhrin e ndalimit, pasi ky shtetas ka qenë autor tjetër, i vjedhjes me armë te taksistit Tomorr Salillari, ngjarje e ndodhur me dt. 11.09.2011 në fshatin Çekrez Kamëz.
Nga veprimet hetimore te kryera , është bërë e mundur gjetja e sekuestrimi i armës që është përdorur ne ngjarje, një pistoletë ishte hedhur në një kanal në ujë në qytetin e Lezhës. /S.Lleshi/Start/
2011-09-22 11:10