E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen dy gra për prostitucion

Pas një pune hetimore disa javore, ditën e djeshme u bë kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i shtetases Mimoza T, 44-vjeç, banuese në Tiranë, e dënuar më parë për ushtrim prostitucioni. 

Arrestimi i saj u bë në kuadër të operacionit “Flagranca”, sepse dje në mesditë është kapur në flagrancë në rrugën “Skënder Kosturi”, në banesën e një shtetasi, kundrejt pagesës 5 00 lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash.

Po ashtu, në vazhdimësi të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Mimoza A, 36 vjeç, banuese në Tiranë. Kjo shtetase u kap dje në rrugën “Naim Frashëri” tek hotel “Driloni”, duke ushtruar prostitucion. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shumën e parave prej 9 000 lekë. /Start/

                                                                                             2011-06-29 10:26
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›