E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, vdes pushuesi italian

Viktima është Carlo Capeli, 70-vjeç, banues në Bolonja, Itali.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ndodhej në Vlorë për pushime së bashku me bashkëshorten tij shtetasen italiane, Ornela Xufi 69-vjeç.

Të dy bashkëshortët janë akomoduar te hotel ”Vlora Internacional” në Skelë. Nga ekspertimet mjekoligjore ka rezultuar se kufoma nuk ka pasur asnjë shenjë dhune dhe mendohet se vdekja ka ardhur nga Infarkti Kardio Polmonar. Pritet një konfirmim përfundimtar. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-06-29 10:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›