E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e biznesmenit të kromit në ish-Bllok, arrestohet autori

Për momentin nuk bëhen të ditur emrat e personave të arrestuar. Atë natë, në orët e vona mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Nadien Zenelaj, 32-vjeç, ndërsa u plagosën edhe dy të tjerë.

Rreth orës 22:00, një person i armatosur, ka ndaluar pranë tavolinës së lokalit ku ishte ulur viktima, si dhe dy personat e tjerë dhe ka qëlluar me pistoletë, ku humbi jetën shtetasi Zeneli nga Dibra, ndërsa u plagosën Taf Madri dhe Bledar Miha.

 Policia sqaroi pas ngjarjes, se konflikti kishte ndodhur për biznesin e kromit, ku viktima ishte pronar i një firme kromi në Bulqizë. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-29 12:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›