E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, procedohen tre gra, protestojnë kundër HEC-it

Banorët thonë se tokat e tyre që janë përmbytur nga hidrocentrali në ndërtim nuk janë shpronësuar nga firmat private, teksa kjo e fundit vazhdon punimet.

Katër hidrocentrale po ndërtohen në përroin Borje në komunën e Shishtavecit, të cilët janë marrë me koncesion nga shoqëria private ’Hidro-Albania’’ sh.p.k, përkatësisht hidrocentralet ‘’Bojre’’, ‘’Oreshke’’, ‘’Cernaleve 1’’, dhe ‘’Cerrnaleve’’. 

Banorët protestojnë prej më shumë se një muaji, ndërsa kërkesat e tyre nuk kanë marrë zgjidhje. Një ditë më parë, ata kanë bllokuar një pjesë të rrugës, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë duke nisur çështjen penale ndaj tre grave dhe një burri, përkatësisht  ndaj Fatmira Dauti, 47-vjeç, Mysie Memishaj, 48-vjeç, A. Dauti, 16-vjeç, ai dhe  M. Dauti, 15-vjeç, të gjithë banues në fshatin Cerrnaleve. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-29 12:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›