Nderohen edhe dy martirë të demokracisë

“Medalja e Artë e Shqiponjës”, iu dha Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës, të cilët u ekzekutuan nga regjimi komunist si organizatorët kryesorë të revoltës së të burgosurve politikë në burgun famëkeq të "Qafë-Barit", në vitin 1984.
"Në shenjë nderimi dhe vlerësimi të lartë për kurajën qytetare, aktet e disidencës antikomuniste dhe guximin e treguar gjatë gjithë veprimtarisë së tij, për sakrificën sublime në organizimin dhe drejtimin e revoltës së ‘Qafë Barit’”, thuhet në motivacionin e dekreteve që shoqërojnë dekorimet e akorduara nga Kreu i Shetit.
Presidenti Topi në fjalën e tij, tha ndër të tjera se "Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja nuk janë thjesht martirë të demokracisë, por janë simbole të qëndresës dhe disidencës politike", ndërsa nënvizoi se "revolta e 'Qafë Barit' dhe shtresa e ish- të përndjekurve politikë i treguan diktaturës se ajo ka burgosur trupat, por jo mendjen dhe shpirtin”.
"Si President dhe si qytetar, dua të shpreh sot nderimin më të thellë timin personal dhe të Shtetit shqiptar për Sokolin dhe Tomën, për shokët dhe bashkëvuajtësit e tyre në 'Qafë Bari' dhe kudo në ish-burgjet politike dhe kampet e internimit", u shpreh më tej Presidenti Topi.
Ai nënvizoi se, "shteti dhe shoqëria jonë i kanë përjetë borxh plejadës së nderuar e fisnike të ish-të përndjekurve politikë, të cilët pranuan sakrifikimin sublim, por nuk u pajtuan me regjimin diktatorial dhe kështu mbajtën gjallë shpresën e frymëzimin për një Shqipëri demokratike, në të cilën merr vlerë fjala dhe jeta”. /S.Ll/Start/
2011-06-29 14:49