Ministri Drejtesise ne Britani per marreveshjen e transferimin e te denuarve

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ndodhet në Londër në kuadër të Marrëveshjes Ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë Së Bashkuar Të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut “Mbi Transferimin e personave dënuar”. Kjo marrëveshje do të nënshkruhet sot mes ministrit Halimi dhe zotit Jeremy Ëright, Ministër për Burgjet e Britanisë.
Një vit më parë midis dy vendeve tona dhe institucioneve respektive nisën negociatat për nënshkrimin e një marrëveshje bilaterale për detajimin e procedurave të ekstradimit dhe të transferimit të personave të dënuarve midis dy vendeve.
Gjate ditës së pare të vizites, ministri pati disa takime me zyrtare te burgjeve, sherbimin e proves dhe monitorimin elektronik te te denuarve, ku u shpreh interes i larte per reformen ne drejtesine penale gjate vitit 2013.
Kjo reforme do te te kete nje qasje te dyfishte kete vit, pasi nga njera ane do te ashpersohet politika penale ne drejtim te disa figura krimesh dhe nga ana tjeter, do te reformohet dhe ekzekutimi i dënimeve per krimet e lehta per te mos shkaktuar mbipopullim dhe efekte te renda finaciare per buxhetin, duke implementuar perdorimin masiv te monitorimit elektronik (byzylykut elektronik) dhe ndertimin e disa burgjeve private sipas modelit britanik.
Ministri pati nje takim te vecante dhe me fondacionin Slyn dhe Ser.Henry Brok me te cilet bisedoi per reformen ne sistemin gjyqesor dhe reformen ne Gjykaten e Larte.