Armët e Skenderbeut shfaqen për publikun nesër

Nesër në orën 14.00 do të ekspozohen armët e Skëndërbeut për një publik të zgjedhur. Ceremonia e ekspozitës do të realizohet në pavionin e mesjetës të Muzeut Historik Kombëtar aty ku pasqyrohet edhe periudha e heroit kombëtar.
Prej dy ditësh ekspertët shqiptar dhe të huaj janë kujdesur për vendin e ekspozimit . Pikërisht në këtë ekspoze, të ardhur posaçërisht nga Muzeu i Vjenë, do të vendosen reliket e çmuara qe vijnë për here te pare ne Shqipëri pas 5 shekujsh.
Pas çeljes zyrtare të ekspozitës , ku do jenë të ftuar personalitetet më të larta në vend. Armët e Skënderbeut së bashku me përkrenaren, gravurën dhe kodeksin do mund të vizitohen nga publiku i gjerë. Ndërkohë që deri më tani nuk dihet ende nëse hyrja do jetë me biletë, apo e do jetë e lire. /Indeksonline/