E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen dy shtetas për përfshirje në krim

Arrestimi i këtij shtetas u krye sepse në ambientet e banesës së tij, të ndodhur në Kombinat Tiranë, dyshohet se ka goditur me armë të ftohtë thikë, për motive të dobta, bashkëshorten e tij shtetasen Suzana Mataj, 40-vjeç. E plagosura u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të shtetasit Lulzim Mataj, do t”i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”.

Ndërkohë, në prangat e policisë ka rënë shtetasi në kërkim Besmir Nikoll Alia, 23 – vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Paskuqan Tiranë. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”, sepse më datë 09 shtator 2009 në ambietentet e lokal “Guva e Qetë”, të ndodhur në rrugën “Murat Toptani” në Tiranë, është tentuar të vritet me armë zjarri 20-vjecari Erjon Valbona.

Ky shtetas ishte person ndaj të cilit zhvillohen hetimet dhe do të ndiqet penalisht për konsumim të veprës penale të “Moskallëzimit të krimit”. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij do t”i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor dhe pas konsultimit me Prokurorin u vendos që ky shtetas do të ndiqet në gjëndje të lirë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›