E Shtunë, 31 Tetor 2026

U kap me drogë, pranga 27-vjeçarit

Arrestimi i tij u bë, pasi u kap në flagrancë në afërsi të shkollës “Hasan Vogli” në Tiranë, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij dhe automjetit me të cilën udhëtonte Volzvagen, me targa TR 2120 J, ju gjetën 19 mbështjellje me pluhur të dyshuar Heroinë dhe 2 mbështjellje me pluhur të dyshuar Kokainë.

U kryen veprimet proçeduriale, në cilësinë e provës materiale u sekuetruan 7,4 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë e ndarë në 20 porcione, 1,2 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, tre aparate telefoni celular si dhe Automjeti tip “Volzvagen”, me taraga TR 2120 J si dhe shuma e parave prej 35.400 lekësh. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, do t”i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›