E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanosi familjen me armë e i la në shi, pranga 31-vjeçarit

Këtij shtetasi, në momentin e arrestimit iu gjet nën jastëk dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një automatik tip “Kallashnikov” i prodhimit rus si dhe një krëhër me fishekë.

Shtetasi Ndue Kola,  për motive të dobëta,   mbrëmë në orët e vona të darkës ka tentuar të vrasë me armë zjarri vëllane e tij shtetasin A. Kola , si dhe ka kanosur me armë zjarri të gjithë familjen e xhaxhait të tij, shtetasit Xh. Kola, të cilët i ka detyruar të qëndrojnë jashtë në shi gjatë gjithë natës së mbrëmshme. 

Paralelisht po punohet dhe në dokumentimin e vjedhjes së lokalit të shtetasit Agustin Kola ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2004, autor i së cilës është i dyshuar shtetasi Ndue Kola. Materialet në ngarkim të shtetasit Kola kaluan për ndjekje të metejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë,  per veprat penale të  “Vrasjes së mbetur në tentative“;“Kanosjes serioze per vrasje“; “Armembajtjes pa leje” dhe “Vjedhjes “.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›