E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen dy te dyshuar per dhjetera vjedhje

Durres

Operacioni policor Fillim vjeshte ka prangosur dy te rinj te akuzuar per disa vjedhje te kryera ne kohe te ndryshme mes tyre dhe nje vjedhje me arme nderkohe qe iu eshte sekuestruar edhe nje sasi bime narkotike nje arme zjarri dhe fisheke. Dy te arrestuarit dyshohet te jene autore vjedhjesh edhe ne Qarkun e Kukesit ne bashkepunim me persona te tjere. Sherbimet e policise durrsake arrestuan ne flagrance te shtetasve Rrustem Sulaj 22 vjec me origjine nga Kukesi dhe banim ne fshatin Arapaj te Durresit dhe Eridon Emini 30 vjec lindur ne Korce e banues ne Shkozet. Te dy te padenuar me pare dhe sipas burimeve policore arrestimi i tyre u be per arsye se jane autore te dyshuar te disa veprave penale te kryera ne rrethin e Durresit ne kohe e vende te ndryshme. Dy te rinjte dyshohet se kane vjedhur ne gusht te ketij viti 90 mije leke te reja ne nje shtepi ne lagjen 17 te Durresit. Po ne kete lagje ne pjesen e ish-kenetes ne fillim te qershorit ata kane vjedhur ne nje tjeter shtepi 2000 euro. Nje tjeter vjedhje eshte kryer prej tyre ne te njejten zone ajo e nje ciklomotori. Nderkaq me 19 prill te ketij viti Sulaj dhe Emini kane kryer ne bashkepunim vjedhjen me arme te pikes se karburantit Kastrati ne fshatin Katund Sukth te Durresit. Pas prangosjes se te dyve gjate kontrollit te ushtruar ne shtepine e Rrustem Sulajt ne Arapaj u gjeten e u sekuestruan ne cilesine e proves materiale 271.60 grame marijuane nje arme luftarake gjysmautomatike model 56 e kalibrit 7.62 mm dhe 11 cope fisheke te kalibrit 7.62 mm. Gjithashtu Redion Eminit iu gjeten e iu sekuestruan ne banese 31 cope fisheke luftarake te kalibrit 7.62 mm. Nga veprimet hetimore te deritanishme rezulton qe keta shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin dhe me persona te tjere te jene autore te disa veprave penale kryesisht vjedhje te kryera ne Qarkun e Kukesit. Per keto vepra penale inspektoret e Policise se Durresit po bashkepunojne me sherbimet e Drejtorise se Policise Kukes per dokumentimin ligjor te tyre ndersa vazhdon puna ne drejtim te identifikimit te bashkautoreve ne kryerjen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›