E Diel, 1 Nëntor 2026

Femija 3-vjecar digjet rende me uje te nxehte

Lac

Nje femije i moshes 3-vjecare pesoi djegie te rende dje ne qytetin e Lacit. Ngjarja ka ndodhur ne banesen e familjes se 3-vjecarit pasi femija ka rene ne kazanin me uje te nxehte si pasoje e nje pakujdesie. Nga informacionet e Policise se Kurbinit mesohet se si pasoje e renies ne uje te nxehte femija ka marre djegie te renda. Pas ngjarjes i mituri eshte derguar ne spitalin e Lacit dhe me pas eshte derguar per nje ndihme me te specializuar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›