E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria bllokon dosjet invalidet mbeten pa pensione

FIER/ Rreth 300 persona te paafte per pune nuk paguhen qe nga koha e arrestimit te mjekeve te KEMP-it

Shkrirja e Komisionit Mjekoligjor prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe Shendetesore Fier vijon te sjelle probleme te medha ne radhet e invalideve. Keta te fundit nuk po mundin te marrin pagesen e tyre. Behet fjale per nje periudhe dymujore qe invalidet e Fierit jane te papaguar.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga drejtori rajonal i ISSH-se se Fierit Ilir Bele i cili tha per Shqip se problemi nuk eshte shkaktuar nga administrata apo institucionet vartese te tij por nga Prokuroria e Fierit qe ka bllokuar nje numer te madh dosjesh per te hetuar ne lidhje me abuzimet per te cilat akuzohen mjeket e arrestuar te komisionit te KEMP-it.

Nje problem per degen rajonale te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore ne Fier eshte dhenia e ndihmes ekonomike per invalidet. Kjo pasi dosjet jane bllokuar nga prokuroria e rrethit e cila ka ne hetim tre mjeket e komisionit te meparshem mjekoligjor. Prokuroret kane bllokuar nje numer te madh dosjesh dhe i mbajne ato si prova materiale. Ato kane sjelle kaos ne funksionimin e Komisionit Mjekoligjor qe tashme eshte rikrijuar tha drejtori i ISSH-se Ilir Bele.

Drejtori pohon se deri ne nje kontakt institucional me prokurorine problemi i invalideve do te mbetet i pazgjidhur. Ne si drejtori e ngritem Komisionin Mjekoligjor pas shkrirjes se atij te meparshmit. Kemi vene edhe nje mjeke specialiste ne funksion te ketij komisioni. Duhet thene se ajo eshte ne prove por radhet e invalideve perdite prane institucionit tone nuk vijne nga ky komision por nga dosjet qe nuk jane te ne por ne prokurori tha Bele.

Gjithcka mbetet ne varesi te hetimeve dhe invalidet qe jane me shume se 300 presin me shprese marrjen e lekeve.

Tre mjeket e Komisionit Mjekoligjor ne Fier u prangosen per abuzime me detyren pasi jepnin pensione invaliditeti edhe per persona te shendoshe. Per kete arsye prokuroria po shqyrton dosjet e pensioneve te invaliditetit te leshuara nga te arrestuarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›