Policet e liruar proteste per pensionet
Ish-efektive te Policise se Shtetit te prekur nga reforma kane protestuar ne Korce ne zyrat e sigurimeve shoqerore. Shkak eshte bere bllokimi i pensioneve per kete kategori te prekur nga reforma ne radhet e policise pak vite me pare. Prej 15 muajsh ish-punonjesit e policise nuk kane marre asnje lek nga pagat qe ju takojne ndersa fondi ka mbetur i palevruar nga ana e Ministrise se Brendshme. Jane te pakten 250 ish-efektive te policise ne Korce te cilet kane mbetur pa pensionin e parakohshem duke mos marre asnje pergjigje per keto pagesa qe ju takojne me ligj dhe qe kane mbetur pezull. Ne kushtet e mungeses se pensioneve kjo kategori eshte detyruar te kerkoje disa here zgjidhje per zhbllokimin e kesaj situate. Policet e liruar nga detyra thone se do te pershkallezojne protestat. Jemi rreth 250 police te liruar nga reforma te cilet nuk po marrim ende prej nje viti e tre muajsh pensionet tona. Kemi ardhur disa here prane Drejtorise se Sigurimeve Shoqerore dhe nuk kemi asnje konfirmim per marrjen e ketyre pagave. Na eshte komunikuar se pagat jane bllokuar nga ana e ministrise dhe edhe pse kjo eshte ne kundershtim me ligjin pasi njihemi si perfitues pas reformes ne polici nuk po i jepet zgjidhje ketij problemi. Per kete ne do marrim masa dhe do pershkallezojme protestat dhe do ta ndjekim me rruge ligjore deri ne fund eshte shprehur ne emer te policeve te liruar nje prej efektiveve Sotiraq Tasellari.