Aksident pas dasmes vdes 23-vjecarja
Nje aksident i rende i ndodhur ne oret e para te mengjesit te djeshem i mori jeten nje 23-vjecareje nga Shkodra ndersa dy vajza te tjera te aferme te saj u plagosen. Policia lokale njoftoi se gjeti vdekjen Erona Doreza dhe u plagosen Jonida Doreza 20 vjece dhe Elvina Puka 21 vjece. Ngjarja ndodhi rreth ores 01.30 te mengjesit te se henes ne unazen e re te qytetit ne lagjen Guerile.
Sipas policise personat e perfshire ne aksident te gjithe te aferm me njeri-tjetrin po ktheheshin nga nje dasme kur automjeti tip Mercedes Benz me te cilin udhetonin me drejtues 21-vjecarin Elvis Zadeja ka dale nga rruga dhe eshte perplasur ne murin e nje ndertese.
Per pasoje ka gjetur vdekjen Erona Doreza 23 vjece dhe jane plagosur Jonida Doreza 20 vjece dhe Elvina Puka 21 vjece te cilat pasi kane marre ndihmen mjekesore ne spitalin e qytetit jane larguar per ne banesat e tyre. Viktima e ketij aksidenti kusherire e drejtuesit te automjetit nuk mundi te mbijetonte edhe pse u dergua shpejt ne spital. Mjeket thane se ajo kishte marre plage te renda ne koke.
Grupi hetimor ne vendngjarje ka arritur ne perfundimin se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin per shkak te shpejtesise dhe ka dale nga rruga.
Elvis Zadeja eshte arrestuar nga policia me akuzen e shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor e pasoje vdekjen.