Nis punën Grupi Sektorial për reformat në drejtësi

Në takimin e kryesuar nga zv/ministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi, ishin të ftuar të gjithë donatorët e sektorit, aktorët e sistemit te drejtësisë, kryetarët e gjykatave përfaqësues të tjerë të sistemit të drejtësisë në vend dhe përfaqësues te shoqërisë civile.
Zv/ministrja Kasmi tha në fjalën e saj se Qeveria shqiptare, në kuadrin e reformës në sistemin e drejtësisë dhe forcimit të shtetit të së drejtës, ka si qëllim dhe objektiv final krijimin e një sistemi drejtësie bashkëkohor.
"Qeveria synon krijimin e një sistemi drejtësie të aftë të sigurojë garantimin e pavarësisë, përgjegjshmërisë, ndershmërisë dhe efektivitetit të drejtësisë shqiptare, të respektojë parimet e procedimit të drejtë, të barabartë e të rregullt ligjor, duke mbrojtur të drejtat, interesat dhe liritë e ligjshme të njeriut, të kontribuoje në administrimin e drejtësisë penale, të zgjidhë mosmarrëveshjet në mënyrë efektive dhe të drejtë si dhe të implementojë acquis communautaire dhe të pasqyrojë standardet e Bashkimit Evropian në fushën e drejtësisë", tha Kasmi.
Gjithashtu, në kuadër të krijimit të një sistemi drejtësie bashkëkohor, Qeveria shqiptare synon rritjen e cilësisë në dhënien e drejtësisë si shërbim ndaj qytetarëve dhe forcimin e shtetit ligjor nëpërmjet formimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve me integritet, aftësi dhe cilësi të larta profesionale dhe etike. Ky objektiv përcakton si prioritet rritjen e aksesit në drejtësi, rritjen e profesionalizmit të aktorëve kryesorë të sistemit të drejtësisë përmes një programi trajnimi të niveleve bashkëkohore dhe standarteve evropiane dhe përmirësimit të sistemit të drejtësisë shqiptare, duke siguruar një trajnim profesional pas universitar për gjyqtarë dhe prokurorë.
Gjithashtu për donatoret u prezantuan 6 projekte prioritare sektoriale si dixhitalizimi elektronik i regjistrit të noterëve, sistemi i mbikëqyrjes së të dënuarve, mbështetje për Agjencinë e Falimentit, sistemi i monitorimit me kamera ne gjykata, krijimi i rrjetit të ndërlidhjes në burgje, mbështetje e sistemit ALBIS për monitorimin e shërbimit përmbarimor, projekte keto qe kane kaluar fazat e para te implementimit te tyre te suksesshëm me fondet e buxhetit te shtetit ose te donatoreve, ndërkohë, që vazhdimi dhe ne rrethet e tjera te Shqipërisë kërkon koordinimin e asistencës së huaj në vend. Delegacioni i Bashkimit Evropian është donatori kryesor në këtë drejtim. /Start/
2012-04-12 16:56